Monday, May 30, 2016

NE NDERIM TE SE VERTETES TENDE,NGRITA "GENJESHTREN GJYSMESHTIZE" !

ANTE NE TOKEN TIME!

Ne vilen e vjeter numer XIII ne te dale te rrugices se gurte ,vazot me lulet kacavjerrese ishin hequr nga parvazi i dritares me tre harqet gotike.Vila e vjeter,eshte e dallueshme nga te tjerat qe ngrihen ngjitur e ngjitur pergjate krahut te djathte te rrugices me kalldrem,per shkak te ngjyrave e luleve te purpurta me kolorite te ndezura qe kacavirren neper muret e gurta me hijezimet kafe ne  te kuqerremte e shkojne e perfundojne pastaj  ne tjegullat e dala boje prej stuhive te shirave vjeshtore te pothuaj 100 viteve te fundit.E gjithe lagjia eshte e ndertuar ne kohen e mbreterise,ne kohen e "miqesise" me Italianet.Arkitektura e ngrehinave te kohes se Italise eshte nje nderthurje midis neoklasicizmit edhe stilit gotik me dritaret e larta te harkuara edhe kangjellat e sperdredhura ne gjithfare figurash mitike,lulezime edhe mozaik qelqesh me ngjyra nga ku perthyhen dritat e kuqerremta,ne portokalli te perendimit qe hesht mahnitshem kur vjen e mbeshtjell me fshehtesi e gjithfare misteresh lagjen e vjeter,ne muzgun pranveror.I zhvendosa vazot,nga parvazi qe zbardhellon ne akullsine e gelqeres,qe kundermon akoma si te ishte lyer dje .Pastrova vendin nga gjethet e rrezuara prej  kercejve te luleve kacavjerrese "Blue heavenely mornig glory".Jane lulet e mia te preferuara kacavjerrese.Ngjyra e purpurte e tyre ia shton edhe me teper hijen e rende fisnikerise se kesaj  vile te vjeter,pjese e pandare e historise se krenarise se te Zoteve....
Sot i hoqa vazot e luleve pjese te historise sime,dhe do te var aty gjysmeshtize "Genjeshtrat e mia"ne nderim te se VERTETAVE",qe nuk ti kam thene kurre...Sot do ti bej nderimet e duhura,me nje perkujtimore fisnike ,luajale ashtu si e meriton e VERTETA ime...E verteta ime fisnike qe hesht.Ajo ka heshtur gjate.Ajo hesht krenare e mbeshtjelle me mantelin fisnik te durimit,duke perkedhelur me gishterinjte spektrin e vetemohimit,ka zgjedhur te vije te "pushoje ketu ne vilen e vjeter numer XIII ne lagjen "Muradie"ne  rrugicat me kalldrem.Ketu ne ngrehinen fisnike te paraardhesve  te mi.Ketu jane rrenjet e mia,nga ketu kam mesuar une te hesht.Një grua nuk duhet të zbulojë kurrë gjithçka që di,thoshte gjyshja ime. Misteri është arma jonë më e fortë. Eleganca qëndron në heshtjen mes fjalëve, në buzëqeshjen që fsheh mendjen e mprehtë. Sa më pak të tregojmë, aq më shumë na tremben.Por sot heshtja ime deshiron edhe me lutet qe te flase jo sepse i eshte sosur durimi,por sepse ajo eshte nje e vertete,dhe te vertetat edhe amanetet nuk i tret as dheu.Keshtu qe mos kij frike te heshtesh!Cdo genjshter eshte pjese e nje te vertete,te cilen duhet te kesh durimin edhe force per ta fshehur...ato te dyja jane pjese e te kundertave ndermjet te cilave realizohet gjithesia!

Por sot dua te te them se :

Ate nate, te kujtohet heren e pare te "hereve te fundit",qe tentojme ne te kemi?Ne vilen "La Boheme"ne periferi te kryeqytetit, ulur ne tavolinen ne  krahun perendimor te verandes vecmas gjindjes,a te kujtohet?.Ty te pelqen intimiteti,te pelqen te me fshehesh nga syte e botes,edhe une nuk dua te me shoh askush vec teje.Te shoh teksa me qendron perballe.Qendrimi yt,shpatullat masive,te drejta,e gjithe silueta jote kryelarte,kemisha e bardhe qe ndricon fytyren tende sikur tenton te zbuse ashpersine qe te gdhend tiparet...Te shoh edhe e gjithe qenia ime i perulet madheshtise tende,neper kapaket e mengeve,manshetat me inicialet e tua dy shkronjat e tua identike,jane nenshkrimi yt,jane logoja jote,shenjojne krenarine qe te perket me te drejte...Edhe ti me sheh edhe me buzeqesh,me veshtron,kushedi se cfare mendon.Kushedi ndoshta ndihesh edhe ti po aq krenar sa une se te kam krah...Ti me sheh edhe jam e sigurt se te dukem e heshtur mjaftueshem,e urte e bindur ashtu sic duhet per ty...ashtu sic duhet per te qendruar krah teje ....
Nga kulmi i erresirave te qiellit ate nate  derdhej mbi ne sundimi i argjendte i henes se plote te asaj nate.E shihja henen e plote edhe e ndjeja se ate nate dicka do te ndryshonte.Ngrita goten me veren e bardhe kristal,edhe te thashe: "E pij per shendetin tend , te kujtohet?Ti qesh me shpirt sa here te flas keshtu si neper novela,si prej dy shekujsh kaluar...Por te vjen per mbare kjo perulesia ime,e di se te vjen..zgjat doren mbeshtjell me te doren time ,edhe me puth,ashtu sic nderohet nje princeshe,dy shekuj shkuar...!Kur jam me ty jam vite drite larg prej epokes sone,dhe me ty koha me ndal,me thua ti ne pergjigje te perkedheljeve te mia.
Sa here hena eshte e plote,universi priret tu beje rrokade situatave ngjarjeve ,ato ndryshojne pamvaresisht per mire apo per keq...Por per te qene e sinqerte ate nate ,intuita ime nuk e perceptonte dot se ckah do te mernin situatat tona...
Megjithate po vazhdoj te te tregoj per ate nate:
Kur te thash se dukeshe mire te genjeva,ti dukeshe se te mundonte dicka,ndoshta nje faj nje pendese,ndoshta te vertetat e tua,ndoshta ato kane peshe me te rende,ndoshta ti nuk di cti besh ato...Por do te te flas sot per te vertetat e mia,se un nuk mund ti flas ti bertas ti qaj te tuat...Une ato nuk i njoh ,i ndjej qe ekzistojne ,por ti nuk me ke lejuar kurre ti njoh te prezantohem me to.Njehere me ke thene se ti zgjedh te mos mi rrefesh per te me mbrojtur mua...Por ska vdekur askush prej nje te vertete xhan,me shume sesa kjo fshehtesi surreale nuk do te me dhembin!
Shpesh here edhe une te genjej per gjerat ,qe mendoj se ti ke nevoje ti degjosh!Une te genjej ndonjehere kur e shoh se eshte pashmangshme ,kur e shoh se sa ka nevoje te perkedhelet sedra jote prej sunduesi.Ndonjehere mendoj se ti je lindur nje sundimtar.Destinimi yt eshte te sundosh.Une te genjej edhe kur ti je duke thene dicka ,kur ti tenton te me besh te besoj dicka qe nuk eshte e vertete,madje dhe kur ti perpiqesh te fshesh ate lloj frike edhe ndrojtjeje qe te shpeton ndonjehere e vjen e shfaqet ne syte e tu.Ti ne fakt din ta fshehesh mire,duke me mberthyer me sy,me sheh drejt e ne sy edhe une e ul koken si shenje miratimi,si shenje lejimi,se te leloj ty te me superosh.Te me sundosh mua ,une te jam dorezuar ne fakt pa asnje lufte,pa beteja ,deshirova ti humbja te gjitha betejat e pa nisura edhe te dorezova ty  celesat,simbol te portave te ekzistences sime,edhe te pranova.Te pranova sepse e ndjeva se ti e meriton.Ka rralle njerez si ty,qe e meritojne vec per faktin se ekzistojne te tille ,prerje mutante ne karakter,surrealisht te vecanta edhe ndryshe nga masa.

UNE TE GENJEJ ,kur bej  kinse nuk e kuptoj edhe te kerkoj te me shpjegosh,i hap syte me shume habitshem duke perplasur qerpiket e te shoh fokusuar drejt e ne sy me pafajesi sikur  e gjitha kjo po me mrekullon,sikur mezi cpo pres te degjoj rrjedhen logjike ,fjalet qe dalin nga goja jote ,sikur neper to une mar fryme,sikur jetoj fraksione sekonde me to...Edhe ti me sheh ,edhe ti nje moment ndalon edhe humbet ne fytyren time,e veshtron edhe te dhimbsem ndoshta..
Egon tende ,burrnine tende e ushqen pafajesia ime.Ndoshta te dhimbsem te me "flijosh",por tashme ti e ke nisur me kemben e ,majte,tashme gjithe cme ke thene apo me thua  ka nga pak shije te pavertetash e ti je futur ne nje versus te te fshehtave.Klesidri i kohes tende per te rikthyer te vertetat ka rrezuar edhe grimcen  fundit te reres.Ti e shihje sesi rridhte nga pak ndersa vazhdoje e fshihje te verteta pa numerim dhe te pelqente kjo.Te shijonte pafajesia ime.
Tashme nuk kthehesh dot pas,tashme as ti as une,nuk e kthejme dot permbys klesidrin e kohes sone per te rinisur nga e para.
A e din perse kam pranuar te luaj pjesen qe ne nje fare,menyre ti mu imponove ta luaj ne shfaqjen tende teatrale prej shum pak "aktesh"?Sepse e kam kuptuar qe prej heres se pare qe te kam pare,une mund ta dalloj ne syte e tu,ne tiparet ,sjelljet edhe pantonimine e veprimeve te tua.Ti ke lindur per te sunduar.Ti ashtu je mesuar te jetosh.Ti ke nevoje te mendosh se gjithcka eshte ne kontrollin tend,ke nevoje te ndjesh se dikush te bindet,se dikush qe jam une eshte gati te flijoje inteligjencen ,lirine e vet,krahet e vete per tu bashkuar ne nje fluturim me syte mbyllur qe drejton ti .Ti ke nevoje te kesh pushtet mbi mua per tu ndjere i gjalle ,per te ndjere se me zoteron.Vec ashtu une mund te te perkas.Ke nevoje te mendosh se une kam kaq shume per te mesuar prej teje ,se cdo fjale e jotja cdo verejtje cdo kritike eshte pa kontestueshme,dhe kaq thellesisht jetike per ekzistencen time.Ti je ANTE i tokes sime(Perendi e tokes,fig mitologjike Greke).Prej bindjes dhe dashurise sime vetemohuese ti merr fuqine.
Por une te genjej ,te genjej sepse kam nevoje te  te bej te besosh ty ,edhe veten se ti je zot i forcave te mia ,se ti je hero i shpetimeve  te mia.Kam dorezuar veten balle frikerave per te merituar  mbrojtjen tende.E kam zhveshur veten nga gjithe njohurite,per te prekur urtesine e fjaleve tua.Te jam bindur per te merituar dashurine tende ...
Sa here te shoh ne sy me fytyre te habitur si te nje foshnje qe sapo ka nisur te eksploroje boten, une te genjej xhan..Te genjej sepse e gjithe e verteta qe dua une te dij eshte ajo qe e flet ti,ne "dialektin "tend.
Ndaj sot po i ngrej gjithe "GENJESHTRAT E MIA GJYSMESHTIZE",ne nderim te se VERTETES tende ..ne nderim te se VERTETES SONE .
Ne nderim te pushtetit  tend ,perulen sot ketu ne vilen XIII ne fund te rrugices me kalldrem te lagjes prej guri nga prej une vij,gjithe  te vertetat e mia.Mendesite dhe gjithe cfare besoj,se krenaria ime  je ti "Lartmadhni ne mergim" i monarkise sime!Une te genjej,se dua te zhduk te verteten time,per te jetuar ne te verteten qe je ti!

No comments:

Post a Comment