Saturday, December 17, 2016

LETRA E FUNDIT!

          ME LEXO PER TE FUNDIT HERE!

Mesnate 00:11                                                                                      
Sonte temperaturat qenkan disa grade nen zero,mjegull edhe ngrice kudo verdalle ne oborr.Bryma ndihet ne ajrin qe thith.Eshte Dhjetor,muaji i festave i ngjarjeve te gezueshme. Ne kete muaj njerezit  te mbeshtjelle nga inercia e nostalgjise qe reflektojne  dritat e ndezura shume ngjyrash kudo ne qytet ne shtepiat me bredhat e gjelber dekorues  simbol i paqes edhe vazhdimesise,perhere gjejne shtysa per te bere dicka te bukur per tu sjelle me mire ,per te plotesuar mungesat per tu rikthyer diku tek dikush.Ne kete muaj ata  ndihen me  te prirur te mbledhin gjithe forcat bashke per te vene perfund krenarine e ndrojtjen per te shprehur pas shume kohesh heshtjeje"TE MUNGUAREN ME FAL".

Kjo ndodh zakonisht ne "dhjetoret" e fundvitet  e njerezve qe me rrethojne,por jo ne  "DHJETORIN TIM",te pakten jo ne kete nate ,sonte ketu ne oborrin e viles se zbrazur ku asgje nuk pipetin.

Eshte mesnate ora 00:11 jam ulur ketu ne pragun e mermerit te deres sime,dy lagje me larg teje.Me floket e shprishur te kapur shkujdesur mbi shpatullat qe me dridhen nga i ftohti acar, me  fytyren gjithe vrraja te rimelit shkirre nga lotet,une isha shtrire te flija
Por une nuk kam me gjume!Prej asaj nate  une nuk mundem me te flej.

Nuk me mer gjumi as pas disa gotave me vere qe i ktheva me fund nen tingujt e baladave  te  dy kengetareve Korcare qe ti i pelqen aq shume.Ata i kenduan ato kenget me strofat qe mi kendove ti ate naten e fundit qe erdhe tek une...Me kujtohen fjale per fjale cdo strofe qe me kendove,.Shkova enkas tek klubi i tyre si per te fundit here per te te kujtuar ty me gjithe "xhingerimat e zbavitjeve te tua".Ti mi kendon shpesh ato fjale.Edhe heren e pare 11 muaj te shkuar qe me ke kenduar me kujtohet fare mire ka qene nje kenge e tyre.
Por nuk e di ndoshta jam une shume diabolike e dyshuese qe perhere e kam ndjere se ti sa here me kendon syte i ke tek une po mendjene edhe  zemren i ke gjetke...Ato fjale me tingellojne te huaja per historine e dashurise sone.Historia jone nuk u ngjason atyre vargjeve...Vargjet tona jane te gjitha "ELEGJI"si kenget  e vaji te folklorit tone kombetar.

I piva disa gota vere me fund si dikur per shendetin tend "imzot".I trokisja gotat me shoqen ne ate klubin e vogel ne nje prej lagjeve me te vjetra ketu ne qytet.I trokisja aq fort sikur te isha duke te uleritur ty shume fjale te pa thena qe i kam peng se nuk ti thashe ne fytyre.Nga trokitja e forte derdheshin nga buzet e gotes se kristalit pikla te veres sikur te donin te thonin edhe ato se kete here "kupa u mbush".Sa me vinte te qaja te ulerisja ti hakerrehesha vetes :"Moj idiote pse vazhdoje te pije nga kupa e vrerit te tij??Pse vazhdoje te pije nga kupa e helmeve te tij dhe beje kinse se nuk e kuptoje se k"kupa"u mbush??Epo mire te te behet!
Tani qe u derdh mbaji e mundohu ti fshehesh njollat aty ne trup ne shpirt.

E megjithe ato gotat qe ktheva njera pas tjetres me fund,une nuk ndihem e dehur.Oh TMERRI IM, ndihem me e kthjellet se kurre!
Frikesohem me teper,me rrenqethet trupi prej mendimit se asgje nuk do te me ndihmoje me per te te harruar.Helmin ma ke injektuar ne palce e aty ne humbetirat e shpirtit tim ne thellesite e mallkuara te nenvetedijes time me eshte mbledhur pellgu qe me thith me mplak e me tkurr nga brendia buzeqeshjen,shkelqimin gjithe jeten gezimin tim nga aty ...Oh tmerr o mallkim qe me ke zberthyer ne primitivitetet e mia  mendoj teksa peshperis ne emrin tend.
Ulem ne pragun e akullt qe ka ngrire disa grade nen zero edhe me levizjet mekanike instiktivisht e ndez nje cigare me duart qe me dridhen,te ngrira akull acar edhe ato nuk me binden me tani si nen efektin e nje hipnoze ku humbas vetedijen.
E thith fort sikur te dua te shperthej mushkerite , dhe zemren ta mbys ne nikotinen e paketes me te njejtin emer qe e pi edhe ti.Po me kot!Une nuk e shperbej dot shijen e hidhur te mungeses tende. Helmi edhe dhimbja jote jane mizorisht me te forta e me te hidheta.Ato me plakin e  me tkurrin vite jete me  shume se nikotina ,alkoli  edhe tmerri qe  e detyroj veten te perjetoj per te mpire dhimbjen qe ndjej ngaqe ti nuk je.Une e kam lejuar veten te te ndjej te me helmosh edhe shperbesh ne enzima te ekzistences sime fizike e shpirterore.

Thikes se fundit qe ma ngule drejt edhe ne palce me forcen time te mekur i  meshova mbi doren tende qe te ngulesh me mire.Nga aty pata shpresen se mund te shpetoja prej teje sepse pas  dhimbjes vjen lehtesimi.Ti nuk ka sesi te me lendosh me shume se kaq.Ti me ke vrare shume here.Cdo here te vetme ne nje menyre te ndryshme,ti me ke vrare sa here nuk ke mundur te me leshosh dot,por as  nuk  ke mundur dot te me mbash.Une mesova vete sesi te clirohem nga ty,diten kur refuzova te te justifikoja marrezite e tua..Une e marrosura pas teje.

I mbyll syte dhe mundohem te risjell ndermend gjithe pjesezat e heres tende te fundit qe shkele mbi kete prag.Si ne nje kasete te prishur me shiritat te dale prej te carave te plasaritura ne siperfaqe ,vendosur aty ne raftin e harruar te kujtimeve te historive te kaluara...Ne raftin e atyre historive  qe nuk ndodhin me.Boshti i kujtimeve me rrotullohet mbrapsht ne dremitjen mids realitetit edhe kujtimit dhe mbi buze me duket se ndjej edhe nje here puthjen tende te fundit.Ashtu bute ne cepat e buzeve sikur kerkon te varet me thonje E MJERA PUTHJE E JOTJA gjithe tmerr edhe frike  mbahet aty me peshen mallit te diteve qe do te vijojne ne mungese.

Ja ashtu me puthe ti gjithe frike se nuk dije as vete cfare do te beje ndaj e ndjeva si nje renqethje ne gjithe trupin,si nje mungese te re me te cilen duhet te mesohesha qe prej atij casti. Ti me helmon me prekje malli me puthje ndarjesh nga pak.Cdo here qe vjen edhe iken .Ndoshta dhe ti nuk e dije se kjo ishte nje here tjeter e fundit.Por Intuita ime eshte e perpikte ne menyre te frikshme.Ajo te ndjen.Ajo  te percepton ty shume caste me pare  se ti ta ndjesh dicka per mua.Ajo e ndjeu  e para se kjo  ishte nje tjeter puthje e fundit, nje tjeter here e fundit e kesaj historise sone qe njohu prej fillimit vec funde.
Ah keto "FUNDET" tona.Ah te mjerat keto....Te marra te gjitha se bashku nuk munden dot kurr  te stisin nje FILLIM !!

 Futem brenda,perplas deren per ta hapur edhe nga muri  i plasaritur nga lageshtia bien copeza gelqereje mbi pragun akull te ftohte ku isha ulur.Turrem drej sirtarit te komose se vogel nen tavoline edhe marr ne dore fotografine tende qe dikur e mbaja me dy gozhd fiksuar ne murin perballe krevatit,qe kur te hapja syte cdo mengjes fytyra e pare qe do te shihja te ishe ti.
E vendos tek korniza e fotos se ne te dyve  qe kurre nuk e shfaqa mbi tavoline,edhe perpiqem te genjej veten se ti do te me degjosh.
A e kupton sa shume dhimbje edhe deshperim mund te kete nje femer qe flet me fotogarfine tende o i mallkuar te peshperis teksa te rregulloj ne kornizen metalike me xhamin transparet qe mi ftoh edhe me shume gishterinjte.Ne te katerta cepat e kornizes jane germat tona...


TE URREJ  nis une te te flas.Tani ti do te me degjosh ketu i heshtur per te gjitha heret qe ma ke mohuar,nis te flas me zerin e mekur gati peshperitje.Me te ftohtin acar  hyn prej deres qe lash hapur kanate edhe tymi i cigares qe nuk e perfundova.Jam nje e marre mendoj edhe kjo  atmosfere me fantazma akull dhe acar ,eshte nje skene e denje per nje drame qe do te thyente rekordet e shikueshmerise.Keshtu  te drejtohem une ne monolog me fjale ta hallakatura pa nje kumt...
Oh i mallkuar te them edhe nje ofshame vjen e shkeputet nga brendia ime duke lene gjurme te cjerrash kudo ne fyt,ne rruget e frymemarrjes qe me zihet ne efektin e ajrit te ftohte.Kraharori ulet e ngrihet furishem prej rrahjeve te shpeshtuara te zemres.Ah sikur ta njihte bota kete dramen tone cdokush do te ngushellohej me mua.Cdo vajze tjeter tjeter do te ndihej fatlume me githe brengat e veta para gjithe kesaj dhimbje qe e pata risk ta vuaj  une per ty...
Ah sikur te kene goje  keto mure te flasin,sa tmerr do te mund te rrefenin...

Cigarja ne pragun e deres sime po digjet e pa thithur.Me tymin gri qe shkrihet e behet nje me mjegullen e acarte te kesaj nate dhjetori ne vigjilje te festave.Mesnata pas cdo minute zbardh nga pak erresiren e nates pa yje mbi vilen nr XX.Ne shpirtin tim spektri i forcave te mia shkaterruese .Spektrii erresirave te mia qe nxijne sketerre ma zgjidhin gojen si ne jerm edhe vazhdoj te te flas me shikimin te ngulitur ne syte e tu.Shiko mendoj,madje edhe  aty ne fotografine e pa jete ti dukesh njelloj i bezdisur prej fjaleve, prej dramave te mia.Me syte zbardhur prej frikerave te tua ti sillesh indiferent edhe aty,por i pa fuqishem ti nuk mund te cirresh e te me urdherosh ta mbyll gojen,te hiqesh zvarre apo te me largosh duart nga fytyra kur une te prek  si perhere  per te terhequr vemendjen qe te me degjosh.Ti aty ne foton qe kam stampuar prej mijerave fytyrave te tua je i pa fuqishem pa asnje mundesi per tu larguar duke me lene mua me  te "pa thenat" e mia.Te kam burgosur aty ne kornizen metalike me xham edhe germat tona ne skaje.Nga prej aty ti nuk largohesh dot.

TE URREJ....te peshperis une pa ta ndare veshtrimin dhe si somnambul poshte krevatit tim ngjitur me tavolinen, me syte e mendjes kerkoj cigaren qe te vodha nga paketa jote heren e fundit qe ishe ketu.Nuk e kam levizur prej aty ku e pata  lene ate nate .Te fshehur  e ruajta aty te pa ndezuar te pa tymour per kete nate.... Se une e parandjeja se do te vinte...Une te vodha ,e bera edhe une nje here, te vodha nje cigare nga paketa jote,si per te te dhene mundesine qe te me ngushelloje ne kete naten e mallkuar te te gjithe diteve qe me ke munguar.Ne kete nate une do te ndez te tymos cigaren nga paketa jote ndersa ty do te detyroj ta pish gjith helmin  e mllefit tim.Helmin e shpirtit tim te mbytyr ne mallkimin e ligesise tende.

Oh tmerr po perse nuk te mjaftoi perse?!! Te uleras une  ndersa marr ne dore foton  e afroj ne fytyren time ...bien aty mbi xhamin e kornizes lotet e mi por as aty mbi xham nuk te "prekin" dot sic nuk te kane prekur ne shpirt kurre asnje tjeter here.
 EDHE NGA ATY PERTEJ XHAMIT NE KORNIZE TI DUKESH I FTOHTE  ACAR NJESOJ SIKUR TE ISHE  JANAR.
Muaji kur te njoha ty....e mallkoj ate  epilog te mbrapshte te  ketij viti.


TE URREJ nis une te te peshperis nje gjysme note zeri me lart.Une prape nuk kam guxim te te cirrem te bertas e te uleras edhe aty ne foton e pajete une perseri te frikesohem!!PERSE?!!

TE URREJ per foton e ne te dyve qe nuk e shkrepem dot kurre  ne keto dite festash ne pemen me dritat e ndezura ne qender ne  qytetin ku jetojme ne te dy.Dy lagje me larg njeri tjetrit.
Ne foton qe nuk e fiksuam dot ne kte korize ku ti sot je vetem ,une te kam perqafuar me syte me shkelqimin qe eklipsojne dritat e pemes.Une te mbaj perqafuar edhe veshtroj per nga kamera ne syte e tua ne fytyren tende me linjat  asimektrike qe une deshperimisht ti dashuroj....Oh sa shkelqejne syte e mi ne ate foto qe nuk e shkrepem kurre....Shkelqejne kaq shume prej dashurise se perulur qe kam per ty edhe i verbojne dhe fikin nje nga nje dritat dekoruese kudo verdall ne copezen e qytetit ku ndodhemi bashke.Jane shkelqimi i syve te nje femre qe e dashuron marrezisht deri ne vetemohim  "Driten e zemres se saj'
Jane shkelqimi i syve te mi qe fiken e ndizen edhe fiken prape sa here qe te shohin si nje foshnje qe pret ta marresh per dore ta cosh poshte pemes se krishtlindjeve dhe ti tregosh dhuraten surprize ...qe kurre nuk me erdhi nga ty.Prita kaq shume te me surprizosh por ti nuk e bere.Ti kurre nuk  iu ndryshove as edhe nje germe fjaleve te tua as edhe nje reagim te vetem veprimeve e sjelljeve te tua.

TE URREJ te peshperis une me me guxim kete here edhe zemra me shtrengon nga pendesa nga dhimbja se une nuk jam mesuar te te bertas kurre.Se une kurre nuk te jam kundervene nuk ja kam lejuar dot vetes,ngaqe nuk kam ditur te te dua ndryshe.Une te kam kerkuar perhere falje madje edhe per gabimet e tua

TE URREJ them me syte ngulitur si njeqind e nje shigjeta qe dua te ti ngul ne zemer.
TE URREJ per heren e fundit qe erdhe tek une me ate shikimin te mbytyr ne mall qe kishe ne sy edhe une e pa zonja te te mbaj nje meri te qendrva disa minuta larg aty me shpatullat mbeshtetur  pas deres.Nuk me besohej se ti erdhe vertet edhe nje here.Edhe nje here qe inshaAllah nuk eshte e fundit e luta Zotin pa ze.Oh sa shume u perpoqa te te mbaja nje qendrim te ftohte por me tradhetoi fytyra me mjekren qe me dridhej prej emocionit me syte m bebezat e zmadhuara prej dhimbjes perzier me mallin dhe lumturine e atij momenti.Te erdha ashtu me hapa te pa bindur gjithe frike e hipnotizuar drejt kraheve qe i hape duke me urdheruar qe  te te afrohesha.
TE URREJ se e zhyte koken ne kraharorin  tim duke me perqafuar sikur vertet te ishe rraskapitur prej dhimbjes mallit edhe mungeses sime.Te urrej sepse me fytyren ne duart e mia te putha gjate na balle me frike edhe deshperim per  29 ditet qe kishin kaluar .
Aty ne syte e tu une humba perseri...

TE URREJ uleras tani gjithe guxim edhe seder te prekur me bishtin e cigares me letren qe digjet gjithe tym.E thith per here te fundit cigaren tenden edhe tymin e perplas gjith neveri  ne nje shperthim skizofrenik si ndonje fantazme e ngjallur prej dhimbjes qe nuk ia tret dot dheu , shfryj tymin e cigares se fundit ne fytyren tende ne kornizen metaike ku te kam fiksuar dhe kenaqem e qesh si ndonje e cmendur ne jerm teksa shoh fytyren tende nga pertej xhamit,dhe nuk e di perse me dukesh i frikesuar.
E qeshura ime e mekur  e hidhur e marre e mbyt dhomen e vogel me tinguj cmendurie qe shkojne e perplasen neper mure plasaritin aty bojen e vjeter edhe e shkundin kete dhome nga themelet ,gjithe vilen te ndertuar mbi te...Jam nje e cmedur...Ashtu jam i peshperis vetes edhe ty me  syte mbyllur e koken drejtuar nga tavani tashme nuk dua te te shoh me,me njeren dore kam kornizen me fotografin tende dhe doren tjeter bishtin e cigares te fikur qe e shtrengoj ne pellembene e dores mbledhur grusht.

TE URREJ them per Namazin e se premtes qe nuk mundem dot kurre ta falnim bashke...

TE URREJ te them per te fundit here :
Te MALLKOJ me gjithe forcen qe te kam  dashuruar ,shume me shume  dhe a e din se per cfare?

Kthej foton tende mbi tavolin te ujdis mire kornizen mbi kembalec e vendos aty prane edhe bishtin e cigares se fikur edhe kruaj zerin me nje te kollitur prej efektit te nikotines.
Te mallkoj me shpirt per te gjitha netet qe nuk i zbardhe me mua ketu ne kete dhomen e akullt me zjarrin e fikur ne sobe.
TE URREJ per te gjitha mengjeset qe nuk mi urove "Miremengjes dashni'Miremengjes Darling" sic di ta thuash ti.
Edhe une do ta ktehja "Miremengjes drita zemres sime"

TE URREJ per ate momentin qe do te cohesha nga krevati te te lija te flije edhe pak do te mbuloja shpatullat me jorganin tim qe mban eren tende te forte prej mashkulli.Do te lija te bije ne gjumin e embel te mengjesit edhe per pak sa une te beja gati mengjesin qe te pelqen ty...

TE URREJ  dhe te mallkoj me shpirt se jastekun tend  qe fjete heren e fundit  nuk mundem dot ta mbaj mbi krevat.Se ate bashke me kllefin qe mban aromen e flokeve te tu te parfumit tend une e kyca ne raftin me te larte te dollapit.Atje ku nuk dua ta shoh me.Nuk me ben zemra ti laj me duket sikur do te zhduket edhe ajo pakez prania jote prej fantazme ne kete dhome.
UNE TE URREJ se nuk do te mundem dot kurre ta coj  koken e te prehem e qete mbi ate jastek.

TE URREJ  kaq shume sa prej kesaj urretjeje trembem edhe vete...

 TE URREJ per  heren e fundit qe  "ti me more " brutalisht me egersine edhe dhunen pjese e pa ndare e shprehjes tende te pushtetit mbi mua.
Ti me more me dhune njesoj si heren e pare .Ate heren e pare tonen qe per shume kohe rrekesha kot e mbytyr ne lot e dhimbje qe tia harroja poshterimin qe ndjeva dhimbjen e vajtimin per ate cfare humba nga vetja per ty....Njesoj si heren e pare ku une me friken pa mundesine fizike e shpirtin e lodhur per te te kudershruar nuk te thashe dot JO.
Nuk munda te te beja dot rezisteence ne ate mbremjen e ftohte acar te dhjetorit qe ti erdhe per here te fundit ketu.
Ti me more brutalisht njesoj si heren e pare i vetedijshem per pushtetin qe ke tek une
Gjymtyret e mia te lodhura te mekura para fuqise tende te binden e perulem ne heshtje.
Se gjithe brendia ime fizike e shpirterore te ka perkitur vetem ty.Ti me more me mizori edhe prepotence ketu ne shtratin tim ne carcafet e mi ne shtrojat e mbulojat qe une fle cdo nate
Edhe sa here qe shtrihem te fle,me shfaqesh aty .
Ketu ne dhomen e vogel te akullt acar."Ti me more" edhe nje here dhunshem e me brutalitetin tend te malkuar si per te ma bere te ditur edhe njehere se une te perkas ty .Se ky eshte mallkimi im edhe une te perkas ty deshperimisht e pa fuqishme per ta zhbere kete mallkim. Pa asnje formule magjike per te te zhdukur per te te harruar per te  te shkulur prej zemres brendise lekures sime,TY

UNE E URREJ VETEN  une te mallkoj ty se ngado te rrotullohem ne kete dhome te vogel te mjere te zhveshur prej lumturive,gjithkund nuhas aromen  tende,gjithkund te gjej ty.

UNE TE URREJ se nuk na le ta jetonim kete dashuri  qe me gjithe melodine dramatike,ishte e bukur ne natyren e vet ...se ishte e jona
UNE TE URREJ se ti per mua nuk u zbute kurre.Ah sa pak te kerkova
Per cdo here une te desha  dhe nuk mesova dot te te dua ndryshe.
Te te doja ndryshe une nuk desha...

Ndihesha e gjalle ne ate dashuri sa here e gjithe qenia ime i perulej madheshtise qe ti ke.Fisnikerise qe trashegon ne gjakun edhe emrin tend! Njesoj si edhe une.
Ne i perkasim se njetes shtrese.
Por zgjodha ti zhvesh gjithe "titujt e fisnikerise sime",per tiu perulur  madheshtise se "titujve" qe ti ke!

UNE TE URREJ se nuk munda dot te refuzoj .Te te largoj, te te kundershtoj.Te sillem kinse nuk te kam pritur kurre.

UNE TE URREJ  sepse besova ne njeriun fisnik edhe te forte qe je.Une gabova qe desha te te shihja ashtu duke shpresuar ne forcen e miresise tende.
UNE TE URREJ se  kuptova qe  jam shume me e forte  se ti .Une doja te dorezohesha te dorehiqesha kesaj bote per te ndjere dashuri dhe mbrojtje  nga ty!

UNE Te URREJ sepse e vetmja menyre per tu zhdukur nga bota surreale qe ndertova per ne te dy ,eshte te mos te jem me e paster per ty...dhe me duhet te ndotem moralisht per te mos te te perkitur me ty.

TE URREJ  per cdo maje mali qe do ta ngjis edhe nuk ma mesove ti.
Per netet  ne mal me qiellin e ndezur ne kupolen e bekuar ne zjarrmi yjesh ku une do te ngrej koken  dhe me syte mbyllur do te bertas emrin tend  sic kam bere ne cdo maje ne cdo ngjitje.
Nje nate ne nje tjeter ngjitje pa ty  do te mallkoj emrin tend aq sa edhe yjet ne qiell do te  rrenqethen e do te luajne vendit atje lart nga  mijera vite drite larg .Do te bien yjet e gjore  prej dritherimave te dhimbjes sime ne majen me te larte te vendit tone.Ne pervjetorin e MUNGUAR ne daten 26janar...e mbase do te clirohem nga ty!

UNE TE URREJ per naten e fundvitit qe nuk do te mund ta pij nje dolli per ty.Nuk do te mundem te te them ne nje video regjistruar per ty :
"E pij per shendetin tend Imzot".
TE URREJ per fraksionin e kohes kur akrepat do te puthin njeri tjetrin per te na shenuar nje vit te ri ne jete dhe une nuk do te marr telefonin te te shkruaj nje mesazh "GEZUAR DASHNI".Por deshperimisht do ti mbaj syte ngrire aty tek ora varur ne mur  sikur te jem duke u lutur  vitit tone qe te qendroje edhe pak.Edhe pak sa te te mbeldh veten ti jap kesaj historie nje lamtumire te merituar.
Sikur ende mos ta ndjej veten gati te te lejoj te shkosh ty mallkim edhe dhimbje .kryefjale e ketij viti qe po shkon...
Do ta mar goten time ne dore edhe heshtur do te pije  pak do te mbledh gjithe forcate mia aty.Do tju them se kjo dolli e pare  e ketij viti u takon gjithe fundeve pa nje fillim qe i pata me ty .Gjithe gjysma fillimeve me ty  qe sot iu erdhi fundi  25 dite para dates sone.Pervjetorit tone te  munguar!

                    TE URREJ SEPSE ME SHNDERROVE NE VAJZEN QE PERULESISHT TE                                                 DASHURONTE DHE MARREZISHT TE URREN TANI!
                                             


Monday, May 30, 2016

NE NDERIM TE SE VERTETES TENDE,NGRITA "GENJESHTREN GJYSMESHTIZE" !

ANTE NE TOKEN TIME!

Ne vilen e vjeter numer XIII ne te dale te rrugices se gurte ,vazot me lulet kacavjerrese ishin hequr nga parvazi i dritares me tre harqet gotike.Vila e vjeter,eshte e dallueshme nga te tjerat qe ngrihen ngjitur e ngjitur pergjate krahut te djathte te rrugices me kalldrem,per shkak te ngjyrave e luleve te purpurta me kolorite te ndezura qe kacavirren neper muret e gurta me hijezimet kafe ne  te kuqerremte e shkojne e perfundojne pastaj  ne tjegullat e dala boje prej stuhive te shirave vjeshtore te pothuaj 100 viteve te fundit.E gjithe lagjia eshte e ndertuar ne kohen e mbreterise,ne kohen e "miqesise" me Italianet.Arkitektura e ngrehinave te kohes se Italise eshte nje nderthurje midis neoklasicizmit edhe stilit gotik me dritaret e larta te harkuara edhe kangjellat e sperdredhura ne gjithfare figurash mitike,lulezime edhe mozaik qelqesh me ngjyra nga ku perthyhen dritat e kuqerremta,ne portokalli te perendimit qe hesht mahnitshem kur vjen e mbeshtjell me fshehtesi e gjithfare misteresh lagjen e vjeter,ne muzgun pranveror.I zhvendosa vazot,nga parvazi qe zbardhellon ne akullsine e gelqeres,qe kundermon akoma si te ishte lyer dje .Pastrova vendin nga gjethet e rrezuara prej  kercejve te luleve kacavjerrese "Blue heavenely mornig glory".Jane lulet e mia te preferuara kacavjerrese.Ngjyra e purpurte e tyre ia shton edhe me teper hijen e rende fisnikerise se kesaj  vile te vjeter,pjese e pandare e historise se krenarise se te Zoteve....
Sot i hoqa vazot e luleve pjese te historise sime,dhe do te var aty gjysmeshtize "Genjeshtrat e mia"ne nderim te se VERTETAVE",qe nuk ti kam thene kurre...Sot do ti bej nderimet e duhura,me nje perkujtimore fisnike ,luajale ashtu si e meriton e VERTETA ime...E verteta ime fisnike qe hesht.Ajo ka heshtur gjate.Ajo hesht krenare e mbeshtjelle me mantelin fisnik te durimit,duke perkedhelur me gishterinjte spektrin e vetemohimit,ka zgjedhur te vije te "pushoje ketu ne vilen e vjeter numer XIII ne lagjen "Muradie"ne  rrugicat me kalldrem.Ketu ne ngrehinen fisnike te paraardhesve  te mi.Ketu jane rrenjet e mia,nga ketu kam mesuar une te hesht.Një grua nuk duhet të zbulojë kurrë gjithçka që di,thoshte gjyshja ime. Misteri është arma jonë më e fortë. Eleganca qëndron në heshtjen mes fjalëve, në buzëqeshjen që fsheh mendjen e mprehtë. Sa më pak të tregojmë, aq më shumë na tremben.Por sot heshtja ime deshiron edhe me lutet qe te flase jo sepse i eshte sosur durimi,por sepse ajo eshte nje e vertete,dhe te vertetat edhe amanetet nuk i tret as dheu.Keshtu qe mos kij frike te heshtesh!Cdo genjshter eshte pjese e nje te vertete,te cilen duhet te kesh durimin edhe force per ta fshehur...ato te dyja jane pjese e te kundertave ndermjet te cilave realizohet gjithesia!

Por sot dua te te them se :

Ate nate, te kujtohet heren e pare te "hereve te fundit",qe tentojme ne te kemi?Ne vilen "La Boheme"ne periferi te kryeqytetit, ulur ne tavolinen ne  krahun perendimor te verandes vecmas gjindjes,a te kujtohet?.Ty te pelqen intimiteti,te pelqen te me fshehesh nga syte e botes,edhe une nuk dua te me shoh askush vec teje.Te shoh teksa me qendron perballe.Qendrimi yt,shpatullat masive,te drejta,e gjithe silueta jote kryelarte,kemisha e bardhe qe ndricon fytyren tende sikur tenton te zbuse ashpersine qe te gdhend tiparet...Te shoh edhe e gjithe qenia ime i perulet madheshtise tende,neper kapaket e mengeve,manshetat me inicialet e tua dy shkronjat e tua identike,jane nenshkrimi yt,jane logoja jote,shenjojne krenarine qe te perket me te drejte...Edhe ti me sheh edhe me buzeqesh,me veshtron,kushedi se cfare mendon.Kushedi ndoshta ndihesh edhe ti po aq krenar sa une se te kam krah...Ti me sheh edhe jam e sigurt se te dukem e heshtur mjaftueshem,e urte e bindur ashtu sic duhet per ty...ashtu sic duhet per te qendruar krah teje ....
Nga kulmi i erresirave te qiellit ate nate  derdhej mbi ne sundimi i argjendte i henes se plote te asaj nate.E shihja henen e plote edhe e ndjeja se ate nate dicka do te ndryshonte.Ngrita goten me veren e bardhe kristal,edhe te thashe: "E pij per shendetin tend , te kujtohet?Ti qesh me shpirt sa here te flas keshtu si neper novela,si prej dy shekujsh kaluar...Por te vjen per mbare kjo perulesia ime,e di se te vjen..zgjat doren mbeshtjell me te doren time ,edhe me puth,ashtu sic nderohet nje princeshe,dy shekuj shkuar...!Kur jam me ty jam vite drite larg prej epokes sone,dhe me ty koha me ndal,me thua ti ne pergjigje te perkedheljeve te mia.
Sa here hena eshte e plote,universi priret tu beje rrokade situatave ngjarjeve ,ato ndryshojne pamvaresisht per mire apo per keq...Por per te qene e sinqerte ate nate ,intuita ime nuk e perceptonte dot se ckah do te mernin situatat tona...
Megjithate po vazhdoj te te tregoj per ate nate:
Kur te thash se dukeshe mire te genjeva,ti dukeshe se te mundonte dicka,ndoshta nje faj nje pendese,ndoshta te vertetat e tua,ndoshta ato kane peshe me te rende,ndoshta ti nuk di cti besh ato...Por do te te flas sot per te vertetat e mia,se un nuk mund ti flas ti bertas ti qaj te tuat...Une ato nuk i njoh ,i ndjej qe ekzistojne ,por ti nuk me ke lejuar kurre ti njoh te prezantohem me to.Njehere me ke thene se ti zgjedh te mos mi rrefesh per te me mbrojtur mua...Por ska vdekur askush prej nje te vertete xhan,me shume sesa kjo fshehtesi surreale nuk do te me dhembin!
Shpesh here edhe une te genjej per gjerat ,qe mendoj se ti ke nevoje ti degjosh!Une te genjej ndonjehere kur e shoh se eshte pashmangshme ,kur e shoh se sa ka nevoje te perkedhelet sedra jote prej sunduesi.Ndonjehere mendoj se ti je lindur nje sundimtar.Destinimi yt eshte te sundosh.Une te genjej edhe kur ti je duke thene dicka ,kur ti tenton te me besh te besoj dicka qe nuk eshte e vertete,madje dhe kur ti perpiqesh te fshesh ate lloj frike edhe ndrojtjeje qe te shpeton ndonjehere e vjen e shfaqet ne syte e tu.Ti ne fakt din ta fshehesh mire,duke me mberthyer me sy,me sheh drejt e ne sy edhe une e ul koken si shenje miratimi,si shenje lejimi,se te leloj ty te me superosh.Te me sundosh mua ,une te jam dorezuar ne fakt pa asnje lufte,pa beteja ,deshirova ti humbja te gjitha betejat e pa nisura edhe te dorezova ty  celesat,simbol te portave te ekzistences sime,edhe te pranova.Te pranova sepse e ndjeva se ti e meriton.Ka rralle njerez si ty,qe e meritojne vec per faktin se ekzistojne te tille ,prerje mutante ne karakter,surrealisht te vecanta edhe ndryshe nga masa.

UNE TE GENJEJ ,kur bej  kinse nuk e kuptoj edhe te kerkoj te me shpjegosh,i hap syte me shume habitshem duke perplasur qerpiket e te shoh fokusuar drejt e ne sy me pafajesi sikur  e gjitha kjo po me mrekullon,sikur mezi cpo pres te degjoj rrjedhen logjike ,fjalet qe dalin nga goja jote ,sikur neper to une mar fryme,sikur jetoj fraksione sekonde me to...Edhe ti me sheh ,edhe ti nje moment ndalon edhe humbet ne fytyren time,e veshtron edhe te dhimbsem ndoshta..
Egon tende ,burrnine tende e ushqen pafajesia ime.Ndoshta te dhimbsem te me "flijosh",por tashme ti e ke nisur me kemben e ,majte,tashme gjithe cme ke thene apo me thua  ka nga pak shije te pavertetash e ti je futur ne nje versus te te fshehtave.Klesidri i kohes tende per te rikthyer te vertetat ka rrezuar edhe grimcen  fundit te reres.Ti e shihje sesi rridhte nga pak ndersa vazhdoje e fshihje te verteta pa numerim dhe te pelqente kjo.Te shijonte pafajesia ime.
Tashme nuk kthehesh dot pas,tashme as ti as une,nuk e kthejme dot permbys klesidrin e kohes sone per te rinisur nga e para.
A e din perse kam pranuar te luaj pjesen qe ne nje fare,menyre ti mu imponove ta luaj ne shfaqjen tende teatrale prej shum pak "aktesh"?Sepse e kam kuptuar qe prej heres se pare qe te kam pare,une mund ta dalloj ne syte e tu,ne tiparet ,sjelljet edhe pantonimine e veprimeve te tua.Ti ke lindur per te sunduar.Ti ashtu je mesuar te jetosh.Ti ke nevoje te mendosh se gjithcka eshte ne kontrollin tend,ke nevoje te ndjesh se dikush te bindet,se dikush qe jam une eshte gati te flijoje inteligjencen ,lirine e vet,krahet e vete per tu bashkuar ne nje fluturim me syte mbyllur qe drejton ti .Ti ke nevoje te kesh pushtet mbi mua per tu ndjere i gjalle ,per te ndjere se me zoteron.Vec ashtu une mund te te perkas.Ke nevoje te mendosh se une kam kaq shume per te mesuar prej teje ,se cdo fjale e jotja cdo verejtje cdo kritike eshte pa kontestueshme,dhe kaq thellesisht jetike per ekzistencen time.Ti je ANTE i tokes sime(Perendi e tokes,fig mitologjike Greke).Prej bindjes dhe dashurise sime vetemohuese ti merr fuqine.
Por une te genjej ,te genjej sepse kam nevoje te  te bej te besosh ty ,edhe veten se ti je zot i forcave te mia ,se ti je hero i shpetimeve  te mia.Kam dorezuar veten balle frikerave per te merituar  mbrojtjen tende.E kam zhveshur veten nga gjithe njohurite,per te prekur urtesine e fjaleve tua.Te jam bindur per te merituar dashurine tende ...
Sa here te shoh ne sy me fytyre te habitur si te nje foshnje qe sapo ka nisur te eksploroje boten, une te genjej xhan..Te genjej sepse e gjithe e verteta qe dua une te dij eshte ajo qe e flet ti,ne "dialektin "tend.
Ndaj sot po i ngrej gjithe "GENJESHTRAT E MIA GJYSMESHTIZE",ne nderim te se VERTETES tende ..ne nderim te se VERTETES SONE .
Ne nderim te pushtetit  tend ,perulen sot ketu ne vilen XIII ne fund te rrugices me kalldrem te lagjes prej guri nga prej une vij,gjithe  te vertetat e mia.Mendesite dhe gjithe cfare besoj,se krenaria ime  je ti "Lartmadhni ne mergim" i monarkise sime!Une te genjej,se dua te zhduk te verteten time,per te jetuar ne te verteten qe je ti!